Extra Koronavirusi/ Telefonata e papritur, si një vogëlushe surprizoi policinë italiane

Koronavirusi/ Telefonata e papritur, si një vogëlushe surprizoi policinë italiane

Një telefonatë e papritur arrin në selinë e policisë në Viterbo në Itali.

“Unë jam Noemi, një vajzë e vogël dhe dëshiroj t’ju falënderoj me një letër. A mund ta lexoj?”. Kështu filloi thirrja e mbërritur në tabelën e selisë së policisë Viterbo. “Operatori 23” e fton atë të fillojë: “Të dashur policë, dua t’ju them se e juaja është një punë e bukur dhe e rrezikshme dhe ju jeni duke punuar shumë, shumë sidomos në këtë situatë të koronavirusit. Ju jeni duke shkuar nga rruga në rrugë për t’u treguar të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi edhe pse fatkeqësisht disa njerëz nuk respektojnë rregullat. Vazhdoni të jeni të mrekullueshëm. “Një falënderim i madh, – përfundon ajo, – për mjekët që edhe ata po bëjnë një punë kaq të vështirë, duke u munduar të shpëtojnë shumë njerëz të sëmurë. Faleminderit të gjithëve nga Noemi. Ju dua”.

“Faleminderit Noemi, të puthim fort”, përgjigjet operatori 23. Kjo vajzë e vogël me zgjuarsinë e saj na fton të gjithëve që të qëndrojmë në shtëpi. “Ne u bashkohemi falënderimeve të saj për të gjithë mjekët dhe infermierët e punësuar në urgjencë. Fëmijëve që janë pranë të dashurve të tyre, u themi që të luajnë në shtëpi. Së shpejti do të jemi në gjendje t’i takojmë përsëri të gjithë në rrugë dhe do të jemi në gjendje t’i përshëndesim, përqafojmë dhe bëjmë fotografi, e të kalojmë sërish kohë të bukura së bashku”, ka shkruar policia.