Bota Koronavirusi ul numrin e vrasjeve në një prej vendeve më të dhunshme

Koronavirusi ul numrin e vrasjeve në një prej vendeve më të dhunshme

Situata e pandemisë me koronavirusin ka ndikuar edhe në situatën kriminale në një ndër vendet më të dhunshme të Amerikës Qendrore. Bëhet fjalë për El Salvador, ku është vlerësuar një ulje e madhe e vrasjeve.

Sipas të dhënave zyrtare, në 4 muajt e parë kanë ndodhur 441 vrasje, 58 përqind më pak se e njëjta periudhë në vitin 2019. Vitin e kaluar në këtë afat kohor ishin kryer 1 059 vrasje.

El Salvadori ka vendosur masa të rrepta karantine për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Presidenti Nayib Bukele ka urdhëruar forcat e sigurisë që të karantinojë të gjithë personat në qendra dënimi.

Megjithatë atje është rritur frika për shkak se virusi mund të përhapet në burgje të mbingarkuara nga anëtarë të bandave kriminale.