Bota Koronavirusi, vajza e El Chapo-s dhe kartelet japin ndihma për familjet meksikane

Koronavirusi, vajza e El Chapo-s dhe kartelet japin ndihma për familjet meksikane

Një nga vajzat e lordit të drogës meksikane Joaquín “El Chapo” Guzmán, po punon së bashku me kartelet për të ndihmuar në krizën e krijuar nga koronavirusi në Guadalajara.

Alejandrina shfaqet duke ndihmuar në paketimin e pakove me ndihma, ku përfshihen letrat higjienike, oriz, sheqer, vaj, dhe ushqime e produkte të tjera esenciale.

Sipas një raporti të Reuters, Alejandrina po shpërndante ndihmat përmes kompanisë së saj të quajtur “El Chapo 701”. Ata mbajnë maska për fytyrën dhe kuti të cilat kanë ngjitur një foto të El Chapo-s.

Mediat vendase raportojnë se kartelet meksikane të drogave si Jalisco New Generation, Los Viagras apo Golfo Cartel kanë bërë donacione të ngjashme gjatë krizës së Covid-19.

Kritikët thonë se kartelet po e përdorin krizën e koronavirusit për të shtuar influencën e tyre në rajonet e varfra.