Politika Koronavirusi, Yuri Kim: 100 milionë $ për Shqipërinë dhe vendet e tjera...

Koronavirusi, Yuri Kim: 100 milionë $ për Shqipërinë dhe vendet e tjera të prekura

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka njoftuar se SHBA-ja do të japë 100 milionë dollarë për vendet e prekura nga koronavirusi.

Kjo shumë do të ofrohet si ndihmë për të parandaluar përhapjen e kësaj pandemie.

“SHBA kanë premtuar deri në 100 milionë dollarë për të ndihmuar vendet mike si Shqipëria, që janë prekur nga koronavirusi. Kjo bazohet në një ndihmë më të gjerë që ka ndihmuar në ndërtimin e kapaciteteve dhe forcimin e infrastrukturës. Ne do ia dalim bashkë, si gjithmonë. Jemi ende me Shqipërinë”, shkruan ambasadorja Kim në Twitter.