Kryesore Korrupsioni, 170 zyrtarëve shqiptarë iu mohua viza amerikane

Korrupsioni, 170 zyrtarëve shqiptarë iu mohua viza amerikane

Prej janarit të vitit 2017, 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë dhe familjarëve të tyre u është mohuar viza nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një reagim për gazetën “Panorama”, Ambasada e SHBA mohon pretendimet se ka revokuar vizat e të gjithë zyrtarëve publikë dhe se ju ka rikërkuar të aplikojnë.

Megjithatë në deklaratë thuhet se Ambasada e SHBA-së vazhdon të ushtrojë autoritetin e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione se një individ mund të jetë i pa pranueshëm në SHBA dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet antikorrupsion në Shqipëri.

Gjithashtu theksohet se pretendimet për korrupsion merren me seriozitet dhe do të vazhdohet të shqyrtohen vizat për dhe aplikimet për vizë të zyrtarë publikë me kontroll shtesë.

Pozicioni i Ambasadës së SHBA-së kundër korrupsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në SHBA zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar mbetet i pandryshuar.