Aktualitet Korrupsioni, vepra më e hetuar nga SPAK: Në 6 muaj u regjistruan...

Korrupsioni, vepra më e hetuar nga SPAK: Në 6 muaj u regjistruan 91 procedime, 59 për zyrtarët

Hetimet më të shpeshta të regjistruara në Prokurorinë e Posaçme gjatë 2022-it lidhen me korrupsionin dhe kanë në fokus zyrtarët. Sipas të dhënave të publikuara nga SPAK, në 6 muaj janë regjistruar 91 procedime penale, 59 prej të cilave lidhen me veprat penale të korrupsionit, me zyrtarë dhe ish zyrtarë të dyshuar.

32 hetime të tjera  janë nisur për akuzat që lidhen me krimin e organizuar, që edhe pse janë në numër më të vogël prodhojnë numrin më të lartë të të pandehurve.  Paralelisht me hetimet penale, SPAK thotë se  ka përmbyllur disa hetime pasurore që kanë çuar në konfiskimin e mbi 3.4 milionë eurove kesh, 32 pasuri të paluajtshme sipërfaqe toke dhe objekte.

Gjithashtu, të konfiskuara si të krijuara me kapital dhe të ardhura të dyshimta janë edhe 20 kompani, si një nga format me të shpeshta të investimit të parave të pista.

Hetimet e SPAK në 6 muaj

59 hetime për korrupsionin

32 hetime për krimin e organizuar

Pasuritë e konfiskuara në 6 muaj

3,430,130 euro

20.074 euro

80,000 franga

303.800 lekë

1.005 paund

12.000 dollarë

2200 franga

32 pasuri të paluajtshme

20 subjekte tregtare