Kosova Kosova: E detyrueshme mbajtja e maskës në rrugë dhe ambiente publike

Kosova: E detyrueshme mbajtja e maskës në rrugë dhe ambiente publike

Kosova nga nesër do aplikojë masa të reja shtesë për të frenuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit në vend.

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, i cili lajmëroi vendosjen e masave të reja që pritet të zgjasin deri më 4 maj.

Disa prej këtyre masave, parashikojnë mbajtjen e detyruar të maskës për të gjithë ata persona që dalin në rrugë.

Ndër të tjera, ministri tha se do të ndalohet dalja e qytetarëve nga banesat, përveç rasteve kur ata, përmes lejeve, të cilën do t’a ketë të drejtën të aplikojë vetëm një pjesëtar i familjes, i cili do furnizohet me mallra ushqimorë ose produkte të tjera bazike.

Sipas tij, kufizimet e tjera, parashikojnë ndalimin e daljes në rrugë edhe për personat mbi 65-vjeç.

Kosova ka shënuar 362 persona të prekur deri më tani me Covid-19, ka raportuar 59 të shëruar dhe 8 viktima.