Kosova Kosova në zi, i jepet lamtumira e fundit Fadil Vokrrit

Kosova në zi, i jepet lamtumira e fundit Fadil Vokrrit

97
0
Shpërndaje

Kosova është në zi, teksa këtë të diel do t’i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit kosovar e mbarëshqiptar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë një ditë më parë nga një atak kardiak në moshën 57-vjeçare.

Në nder të tij do të zhvillohen aktivitete të shumta, nga homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, te mbledhja komemorative në sallën e seancave plenare të Kuvendit, e në fund me ceremoninë e varrimit në varrezat e Prishtinës, në Dragodan.

Në nderim të Vokrrit, i cili mbante postin e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi e shpalli 10 qershorit ditë zie në Kosovë. Mbrëmjen e djeshme, të shumtë ishin qytetarët e Kosovës që ndezën qirinj në nder të të ndjerit Fadil Vokrri.

Vokrri do të mbahet mend gjatë për karrierën e pasur në futboll në kohën e ish-Jugosllavisë, duke mbetur ndoshta i vetmi emër i shqiptarëve të Kosovës që duartrokitet edhe sot në Serbi.

Në nder të tij, flamuri i Kosovës është ulur në gjysmështizë në të gjitha përfaqësitë diplomatike kosovare në Gjermani.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in