Kryesore Kotzias: Nuk iki me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Kotzias: Nuk iki me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Shpërndaje

Vetëm një ditë pasi zgjidhën me Shkupin mosmarrëveshjen 27-vjeçare për emrin, Greqia duket e vendosur për t’u dhënë zgjidhje edhe çështjeve të mbartura me Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos  Kotzias, ishte i prerë kur tha se nuk ikën në pushime pa i zgjidhur këto çështje.

“Së shpejti zgjidhim problemet me Shqipërinë.

Ndodhemi ne procesin e zgjidhjes se problemeve që rezultojnë që prej 70 vjetësh.

Nuk shkoj me pushime pa i zgjidhur”, tha kryediplomati grek.

Deklaratat Kotzias i bëri pas takimit me homologun e tij rus Sergei Lavrov në Moskë.