Aktualitet KPA shkarkon Artur Malajn

KPA shkarkon Artur Malajn

Shkarkohet nga KPA gjyqtari i Gjykatës Administrative të Apelit Artur Malaj, kandidat për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë. Komisioneri ka argumentuar se subjekti nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij dhe personave të lidhur me të gjithashtu është përpjekur të fshehë pasurinë.

Sipas Komisionerit Publik, Darie Sina, subjekti i rivlerësimit është përpjekur të fshehë prona që disponon, ai dhe personat e bashkëlidhur me të. Komisioneri pretendon se gjyqtari Malaj, në bazë të analizës financiare në disa vite rezulton negative dhe s’ka pasur mundësi të krijojë pasuritë që disponon.

Për një apartament në Tiranë komisioneri pretendon se është kryer deklarim i pasaktë, trupi gjykues konstatoi se gjyqtari nuk ka pasur mundësi financiare që të paguante këstin e parë të kredisë prej 15 mijë eurosh.

Në përfundim të analizës financiare trupi gjykues vlerësoi se subjekti ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë.