Aktualitet KPK konfirmon në detyrë një gjyqtar të Krimeve të Rënda dhe një...

KPK konfirmon në detyrë një gjyqtar të Krimeve të Rënda dhe një prokuror Apeli

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë Klodian Kurushin, gjyqtar i Gjykatës për Krimet e Rënda.

Në një vendim tjetër, KPK konfirmoi në detyrë edhe Genti Xholin, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë.

Ndërkohë, KPK shkarkoi nga detyra Fatri Islamajn, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.