Kryesore KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri

KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri. Sipas raportit të ILDKP, Kulluri kishte deklarim të saktë, nuk ka fshehje apo konflikt interesash. Por në lidhje me figurën, DSIK kishte konstatuar papërshtatshmëri për vijimin e detyrës.

Gjatë seancës së rivlerësimit, u zbuluan informacione se Kulluri kishte pasur kontakte të papërshtatshme me persona te përfshirë në krimin e organizuar.

Gjatë seancës së 4 nëntorit, komisionieri publik paraqiti të dhëna për të vërtetuar se Kulluri kishte pasur në vitet 2012 dhe 2014 kontakte jorastësore të papërshtatshme, informacione që u konfirmuan edhe nga vëzhguesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Edhe Kulluri pranoi se kishte pasur kontakte me një person të proceduar në Greqi për shitje të lëndëve narkotike, ndërkohë që rezulton se Kulluri ka kaluar disa herë kufirin me një automjet që i përkiste pikërisht këtij personi në vitin 2012.

Një tjetër treshe e KPK-së shkarkoi nga detyra dhe Sulejman Kurtin, kryetrarin e Gjykatës së Elbasanit. Kurti rezultoi me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit, pasuri, figurë dhe profesionalizëm.