Kryesore KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, ishte kandidat për SPAK

KPK shkarkon prokurorin e Tiranës, ishte kandidat për SPAK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Ndini Tavani.

Tavani ishte edhe kandidat për SPAK.

Sipas ILDKPKI, Ndini Tavani kishte kryer deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin, nuk kishte kryer deklarim të rremë e fshehje pasurie megjithëse janë vërejtur disa parregullsi të pamundësisë financiare së disa blerjeve.