Politika KQZ i heq mandatin Kajmakut, reagon Rama

KQZ i heq mandatin Kajmakut, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që pas një mbledhjeje prej gati një ore, vendosi me 5 vota përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kajmakut në krye të Bashkisë Vorë.

Pas mbledhjes me koordinatorët e Veriut, Rama u pyet nga gazetarët për këtë çështje dhe përgjigjja e tij ishte shumë e shkurtër: “Institucionet janë institucione”.