Politika KQZ regjistron kandidatët e parë për kryetarë bashkie

KQZ regjistron kandidatët e parë për kryetarë bashkie

| Nga American Eye
Shpërndaje

Pavarësisht se opozita ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar kandidatët e parë për kryetar bashkie.
Kandidatët që janë regjistruar:
Agron Malaj në Bashkinë e Matit
Adriatik Zotkaj në Bashkinë e Poliçanit
Tërmet Peçi në Bashkinë e Tepelenës, Qarku Gjirokastër
Pali Kolefski, Bashkia Pustec, Qarku Korçë
Leonidha Hristo, Bashkia Finiq, Qarku Vlorë
Dhimitraq Toli, Bashkia Dropull
Juliana Memaj, Bashkia Ura Vajgurore, Qarku Berat
Flamur Golemi, Bashkia Gjirokastër
Armando Subashi, Bashkia Fier
Fatos Tushe, Bashkia Lushnje
Valdrin Pjetri, Bashkia Shkodër
Gledian Llatja, Bashkia Elbasan
Dritan Leli, Bashkia Vlorë
Erion Veliaj, Bashkia Tiranë
Sotiraq Filo, Bashkia Korçë
Gjithashtu KQZ ka zëvendësuar sot edhe 4 deputetët e Partisë Socialiste, pasi do të jenë kandidatë për zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Mandati i ish-deputetit Rakip Suli në Kamzë i ka kaluar sot pasuesit në listë, kryetarit të FRESH, Eljo Hysko. Mandati i Pjerin Ndreut në Lezhë i ka kaluar sot zv.ministres së Shëndetësisë, Adriana Jaku. Në Elbasan, nga largimi i deputetit Nuri Belba, mandati i tij do t’i kalojë Florenc Spahos.
Ndërsa në Qarkun e Korçës nga largimi i Ilir Xhakollit, mandati i tij i ka kaluar Ardit Konomit. Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një nga Partia Demokratike.
Tre deputetët më të rinj të parlamentit janë Halit Valteri si përfaqësues i PD në Tiranë, Vasil Sterjofski si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Korçës dhe Edmond Stojku si përfaqësues i LSI në Qarkun e Tiranës.
Ata pritet të betohen në seancën plenare të radhës.
Një ditë më parë morën mandatin e deputetit Suzana Topi nga lista e LSI-së në Elbasan dhe Selami Janishehu dhe Besnik Troplini nga lista e PD-së në Tiranë.