Kryesore Kreu i Gjykatës Kushtetuese kalon vetingun, por pati dyshime për paratë e...

Kreu i Gjykatës Kushtetuese kalon vetingun, por pati dyshime për paratë e marra nga familjarët

41
0
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedjen.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në seancën e 8 qershorit tha se Dedja ishte shfaqur bashkëpunues gjatë llogaridhënies me e-mail, në të cilën gjyqtari me karrierë 25-vjeçare kishte barrën e provës.

Duke evidentuar lidhjet e pastra të kryegjyqtarit kushtetues, si edhe aftësitë profesionale, komisionerja Xhensila Pine qëndroi gjatë tek pasuritë e tij, kreditë dhe kontratat e borxheve me të afërmit.

Gjyqtari kushtetues rezulton me një banesë në kryeqytet dhe një kredi prej 120 mijë euro.

Por, si e dyshimtë u prezantua huaja prej 25 mijë eurosh e marrë prej tij tek dy familjarë.

Në një kontratë, kunati i tij i ka dhënë 10 mijë euro borxh përmes një deklarate të firmosur gjatë kohës që ishte jashtë vendit. Deklarata e këtij borxhi më pas është korrigjuar dhe ka si huadhënës babain e kunatit.

Maks Haxhia

Por, avokati Maks Haxhia nuk e shikon si problematike, pasi, sipas tij, ky moment është saktësim dokumentash.

Në kontratën tjetër, i vëllai i ka dhënë një borxh prej 15 mijë eurosh, në të njëjtën kohë kur vetë ai kishte marrë një kredi prej 40 mijë eurosh.

Episodi tjetër ku u ndal Komisioni i Pavarur i Kualfikimit ka lidhje me një apartament në Golem, që i përket vëllait të Dedjes.

Por, komisioni pyeti se përse kontrata e energjisë elektrike rezulton në emër të Bashkim Dedjes.

 

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in