Kryesore Kreu i SHISH, takim kokë më kokë me Llallën

Kreu i SHISH, takim kokë më kokë me Llallën

Shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Lika është parë të ngjisë shkallët e Prokurorisë së Përgjithshme ku ka qëndruar për rreth 60 minuta.

Ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga të dyja institucionet dhe nuk dihet nëse ky takim ka qenë i planifikuar më parë apo është vendosur në minutën e fundit.

Por si për koicidencë takimi vjen një ditë pasi në Itali u arrestua Moisi Habilaj, një i afërm i ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Akuza për Habilajn është drejtimi i një organizate kriminale që dërgonte drogë në Itali.