Aktualitet Krim brenda familjes, djali vret babain

Krim brenda familjes, djali vret babain

Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë të premte në Roskovec. Një djalë 25-vjeçar goditi disa herë me shkop në kokë babain e tij 52-vjeçar, duke i marrë atij jetën.

Ngjarja e rëndë sipas policisë, ndodhi rreth orës rreth orës 11:50, në fshatin Luar. Viktima është Dhori Rapi, ndërsa autori i dyshuar i ngjarjes është Erdis Rapi.

Babë e bir ndodheshin në banesën e tyre, kur u konfliktuan për motive të dobëta. 52-vjeçari mësohet se si pasojë e goditjeve të forta gjeti vdekjen e menjëhershme.

Autoritetet policore e vunë në pranga 25-vjeçarin Erdis Rapi, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.