Aktualitet Krimet e Rënda japin vendimin për dosjen “Hakmarrja për Drejtësi”

Krimet e Rënda japin vendimin për dosjen “Hakmarrja për Drejtësi”

Mesditën e sotme Apeli i Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për dosjen e ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”.

Sipas vendimit të gjithë anëtarët janë shpallur të pafajshëm, ndryshe nga vendimet e shkallëve të tjera të gjykimit.

Në mars të 2016 Gjykata e Lartë riktheu për gjykim dosjen ‘Hakmarrja për Drejtësi’, duke ia kaluar atë për gjykim Apelit të Krimeve të Rënda.

Akuzat e ngritura ndaj të ashtuquajturës Hakmarrja për Drejtësi lidhen me ngjarje si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera.

“Hakmarrja për Drejtësi” prej mesit të viteve ’90 ka qenë kryefjala e akuzave në gojën e Sali Berishës.

Çdo ngjarje e rëndë që ndodhte në vend, ish-presidenti, ish-kryetari i opozitës dhe më pas kryeministri e lidhte me grupimin që prej tij edhe medias u quajt “Hakmarrja për Drejtësi”.