Aktualitet Krimi në Tiranë, arrestohet vrasësi i kunatës

Krimi në Tiranë, arrestohet vrasësi i kunatës

Në foto: Erdet Çapoku i arrestuar

Policia e Tiranës ka arrestuar Erdet Çapokun, vrasësin e kunatës së tij Enkeleda Çapoku.

Krimi i rëndë ndodhi mesnatën e së enjtes në zonën e Paskuqanit në kryeqytet.

30-vjeçarja u vra në sy vajzës dhe nënës së saj nga vëllai i bashkëshortit, pas një konflikti mes tyre.

34-vjeçari Erdet Çapoku goditi me sende të forta disa herë kunatën, duke i shkaktuar vdekjen për shkak të plagëve të rënda. Pas krimit të rëndë, i dyshuari u arratis, por u arrestua pas disa orësh nga blutë e kryeqytetit.

Nga burimet policore mësohet se Erdet Çapoku është kapur në zonën e Laprakës.