Bota Krishtlindja do të jetë e blinduar në Itali. Mattarella firmos rregulloren e...

Krishtlindja do të jetë e blinduar në Itali. Mattarella firmos rregulloren e re

Italia bllokon hyrjet nga jashtë dhe mes rajoneve për sezonin e festave të fundvitit, për të penguar shtimin e shifrave të koronavirusit. Qeveria vendosi të shkurajojë udhëtimet, duke vendosur në karantinë të gjithë ata që hyjnë nga jashtë e duke ndaluar lëvizjet mes rajoneve, duke nisur nga 20 dhjetori.

Masat synojnë të pengojë veçanërisht italianët që preferojnë skitë, të shkojnë në vendet fqinje si Zvicër apo Austri, pasi qeveria Conte vendosi mbylljen e resorteve deri më 7 janar.

Rregullorja ka hyrë në fuqi pasi presidenti i Italisë Sergio Mattarella e firmosi.

Rregullorja e re mban në fuqi shtetrrethimin nga ora 10 e darkës deri në 5 të mëngjesit, me baret dhe restorantet që mbyllen që në 6 të pasdites. Ditët e ndërrimit të viteve, shtetrrethimi zgjatet deri në 7 të mëngjesit. Baret, restorantet dhe dyqanet qëndrojnë të hapura edhe ditët e festave sipas këtij orari.