Extra “Krishtlindje të bardha”: Pse lidhja midis dëborës dhe Krishtlindjeve është kaq e...

“Krishtlindje të bardha”: Pse lidhja midis dëborës dhe Krishtlindjeve është kaq e fortë?

Festat e fundvitit përveç magjisë që përcjellin kanë karakteristikë bardhësinë që më së miri e përfaqëson dëbora.

Keni dëgjuar për ‘Krishtlindjet e bardha’? Natyrisht, një Krishtlindje e bardhë i referohet motit me dëborë në Ditën e Krishtlindjeve. Tashmë është bërë një traditë, ashtu si vendosja e pemës së Krishtlindjes dhe çorapeve të varura duke bërë kështu që njerëzit të ndjekin shanset dhe rrezikun çdo vit, nëse do të ketë apo jo dëbore më 25 dhjetor.

Por pse lidhja midis dëborës dhe Krishtlindjeve është kaq e fortë? Ekspertët thonë se kjo është për shkak se këngët, tregimet dhe imazhet që vijnë vit pas viti kanë krijuar traditën e një feste të bardhë të idealizuar të Krishtlindjeve.

Megjithatë, për shumë vende dhjetori nuk është domosdoshmërisht një muaj me borë – pavarësisht kësaj dyqanet shesin kartolina dhe zbukurime të ilustruara me ngjyrën e bardhë të Krishtlindjeve dhe restorantet janë të dekoruara me ‘borë’ të bardhë.

Mirëpo, ku po i marrin njerëzit këto pritshmëri nëse nuk i kanë jetuar ato?

Vitet 1800: Idetë e hershme të dëborës në Krishtlindje

Jingle Bells. E kush nuk e ka dëgjuar këngën e famshme të shkruar në 1800? Kënga ofroi imazhe të dëborës dhe slitave lidhur me gëzimin për dimrin, por nuk përmendte Krishtlindjet. Me kalimin e kohës, megjithatë, kënga u ndërthur me festën dhe mbetet një nga këngët më të njohura dhe të dëgjuara të Krishtlindjeve në mbarë botën.

“A Christmas Carol” botuar në 1843 në Europë nga Charles Dickens, është e mbushur me referenca të borës dhe akullit. Dickens u rrit në Angli gjatë dekadës më të ftohtë që vendi kishte parë ndonjëherë që nga viti 1690 dhe tregimet e tij të shkurtra dhe ‘A Christmas Carol’ duket se i detyrohet pikërisht kësaj. Anglia ishte aq e akullt gjatë rinisë së Dickens sa që lumi Thames ngriu në shkurt të vitit 1814.  Vite më vonë, kur Dickens filloi të shkruante romanet dhe tregimet e tij, u kujdes që Krishtlindja të dukej pikërisht si ai e kishte në memorien e tij.

Vitet 1900: Të ëndërrojmë për Krishtlindje të Bardha

Një shekull më vonë, këngë të tilla si “Winter Wonderland” (1934), “Le it Snow” (1945) dhe “White Christmas” (1941) vazhdoi më tej kombinimin e flokëve të dëborës, krishtlindjeve, ngrohtësisë etj. Sido që të jetë, këto janë historitë të cilat i krijuan të gjithëve idenë e ‘Krishtlindjeve të bardha’ aq shumë të ëndërruara.