Kryesore Krishtlindjet, Meta-Kryemadhi zgjedhin “fenë e Ramës”

Krishtlindjet, Meta-Kryemadhi zgjedhin “fenë e Ramës”

Nuk dihet nëse është thjesht një preferencë sipërfaqësore, apo një kalim i qartë në katolicizëm i çiftit Meta-Kryemadhi, të cilët janë shfaqur dhe njëherë në Katedralen e Shën Palit, duke ndjekur meshën e Krishtlindjeve.

Kujtojmë se Meta është një bektashi në origjinë nga Skrapari, e Kryemadhi është një myslimane nga Dibra.

Ndërkohë, presidenti është shfaqur së fundi dhe si fans i çmendur i Celtic-ut në Skoci, një ekip që ngërthen identitetin e fortë katolik, e ku si lojtarët e si tifozët, vështirë të mos jenë të tillë sipas një tradite shumëvjeçare që nga themelimi i klubit.

Ndërkohë, me prezencën e tij familjare në shtëpinë e katolikëve, kreu i shtetit është diferencuar nga grigja (bashkësia e besimtarëve).

Zgjedhja e çiftit Meta-Kryemadhi për të qenë anëtarë të bashkësisë katolike, së paku raste festash të tyre, i rreshton ata krah Ramës në “fenë zyrtare” të këtij të fundit, siç dhe vetë e ka pohuar.