Kryesore Krishtlindjet, paralajmërim nga mesha: Ndëshkim nga Zoti, kush abuzon me nevojtarët nga...

Krishtlindjet, paralajmërim nga mesha: Ndëshkim nga Zoti, kush abuzon me nevojtarët nga tërmeti

Në meshën e Krishtlindjeve, kreu i katolikëve shqiptarë, Arqipeshkvi George Frendo, i mëshoi fort asaj që po ndodh në terrenin e pasojave nga tërmeti.

Kleriku i lartë paralajmëroi të gjithë ata që abuzojnë me njerëzit ne nevojë, sidomos ata që ngrenë qeratë, se do ndëshkohen për abuzivizmin e tyre.

“Solidariteti bën pjesë te ADN-ja shqiptare, e kanë të shkruar në ballin dhe zemrën e tyre. Sa bukur kjo shoqëri dëshmoi këtë solidaritet të jashtëzakonshëm, por kam një pyetje: a jemi të gjithë duke treguar këtë solidaritet ndaj viktimave të këtyre tragjedie? Jo!

Jam ndjerë shumë i zhgënjyer që dëgjova se ka disa që po abuzojnë, që kanë rritur qiratë, dhe për kë? Për njerëz që në këtë fatkeqësi kërkojnë një vendstrehimi, po rrisnin çmimet e materiale që duhen për ndërtimet, është mëkat i madh, të përfitojnë nga kjo tragjedi për të fituar.

U drejtohem atyre që po pasurohen dhe korruptojnë në sajë të tërmetit.

U drejtohem me fjalët: qani dhe vajtoni për të këqijat që do vijnë mbi ju”, tha kleriku më i lartë katolik i Shqipërisë.