Sport Kristjan Asllani firmos me Interin, prezantohet nga… Lukaku (VIDEO)

Kristjan Asllani firmos me Interin, prezantohet nga… Lukaku (VIDEO)

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani është zyrtarizuar si futbollist i Interit, teksa ditën e sotme ka firmosur kontratën.

Klubi italian ka publikuar në rrjetet sociale prezantimin e 20-vjeçarit, të cilën e ka bërë fillimisht lojtari Romelu Lukaku.

“Fola me djalin e ri, Asllanin. Më pëlqen mentaliteti i tij, ka për të surprizuar. Është vetëm 20 vjeç, por nga mënyra si flet duket si 27”, thotë Lukaku.

Asllani ka hedhur firmën e tij në kontratë, krahas presidentit të klubit Stiven Zhang.

Shqiptari u transferua nga Empoli për shumën e 12 milionë euro dhe dy milionë të tjera shtesë në formë bonusi.