Sport Kristjan Asllani hyn në radarët e Interit, gati 20 milionë euro për...

Kristjan Asllani hyn në radarët e Interit, gati 20 milionë euro për Empolin

Kristjan Asllani në radarët e Interit. Zikaltrit janë në kërkim të një mesfushori të aftë për të zëvendësuar kroatin Brozovic, pasi edhe trajneri Inzaghi ka pranuar se nuk ka asnjë futbollist me karakteristikat për të luajtur para mbrojtjes dhe këto cilësi duket se i ka mesfushori 20-vjeçar shqiptar.

Futbollisti shqiptar shndërruar në titullar të padiskitueshëm te Empoli, duke tërhequr vëmendjen e shumë kubeve me paraqitjet e tij.

Zikaltrit e vlerësojnë jo pak Asllanin, pasi e shohin si lojtarin ideal për t’u rritur akoma nën hijen e Brozoviç dhe shumë shpejt për të marrë frenat e mesfushës.

Marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera, pasi te Empoli zikaltrit kanë dhënë në huazim sulmuesin Pinamonti dhe të premten dy skuadrat përballen në kampionat, ku do të diskutojnë padyshim edhe për Asllanin.

Plani i Interit është ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro mesfushorin shqiptar, teksa te Empoli pritet të përfundojë në huazim edhe sulmuesi 19-vjeçar Sebastiano Espozito, i cili aktualisht luan te Baseli në Zvicër.

Vlen të theksohet se për Asllanin ka bërë hapa përpara edhe Napoli, por zikaltrit kanë në favor pikërisht raportet me drejtuesit e Empolit.