Bota Kritika nga PE dhe SHBA: E papranueshme që Albin Kurti voton në...

Kritika nga PE dhe SHBA: E papranueshme që Albin Kurti voton në Shqipëri

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, e konsideroi të papranueshëm faktin që Albin Kurti votoi për zgjedhjet në Shqipëri.

“Nuk e kuptoj se çfarë është kjo. Nga njëra anë, të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen e Serbisë ose të Presidentit Aleksandër Vuçiç, por, nga ana tjetër, ja ku kemi kryeministrin e Kosovës që voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën, kështu është për mua”, shkroi Von Cramon në Twitter.

Edhe Richard Grenell, ish i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, tha se ndërkombëtarët duhet të jenë dyshues për Kurtin: “Kryeministri i Kosovës votoi sot në zgjedhjet e Shqipërisë. Kjo i tregon shumë botës për Kurtin. Komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë dyshues për të”.