Bota Kriza në Britani, deputetët refuzojnë zgjedhjet: Johnson nuk është i besueshëm

Kriza në Britani, deputetët refuzojnë zgjedhjet: Johnson nuk është i besueshëm

Boris Johnson nuk heq dorë nga përpjekjet për të bindur deputetët të mbështesin mbajtjen e zgjedhjeve në 12 dhjetor, edhe pse ata e refuzuan planin e tij ditën e hënë.

Kryeministri do të prezantojë një projektligj që kërkon vetëm një shumicë të thjeshte dhe jo dy të tretat, si në përpjekjet e mëhershme. Megjithatë ai do të ketë sërish nevojë për mbështetjen e liberal demokratëve dhe SNP-së skoceze për aprovimin e tij.

Johnson u tha ligjvënësve se Parlamenti ishte jofunksional dhe se nuk mund ta mbante më vendin peng. “Ne nuk do të lejojmë që kjo paralizë të vazhdojë dhe në një mënyrë ose tjetrën do të shkojmë tek zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi kryeministri britanik.

Por Laburistët replikuan se kryeministri nuk ishte i besueshëm.

“Ne do të rrëzojmë çdo projektligj nëse mundësia e divorcit pa ujdi nuk do të hiqet përfundimisht nga tryeza”, replikoi lideri laburist Jeremy Corbyn.

Vetëm 299 deputetë nga 424 gjithsej, mbështeten planin për zgjedhje, më pak se 2/3-tat e nevojshme.

Johnson, i cili është zotuar ta nxjerrë me çdo kusht Britaninë e Madhe në 31 tetor, ka kërkuar vazhdimisht mbajtjen e zgjedhjeve për t’i dhënë fund atij që e cilëson si makth politik. Vetëm disa orë më herët  27 vendet e tjera anëtare u dakordësuan të zgjasin afatin e Brexit deri në 31 janar.