Bota Kroatët, marketing me Melania Trump: Ja ku mund të mbërrish me pak...

Kroatët, marketing me Melania Trump: Ja ku mund të mbërrish me pak anglisht!

Mendja kreative e marketingut shpesh na lë gojëhapur, siç ka bërë reklama e shkollës së gjuhëve të huaja në Zagreb të Kroacisë. Sipas tyre, kushdo mund të mbërrijë “po aq larg sa Melania Trump” nëse e përvetëson gjuhën angleze.

“Imagjinojeni pak se sa larg mund të shkoni me njohjen e anglishtes”, shkruhet në billbordin e Institutit të Gjuhëve që e përdorë si imazh Zonjën e Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump.

Ndonëse shkolla e përdor një imazh tërësish politik, Instituti i gjuhëve të huaja tha se kjo formë e marketingut megjithatë nuk ka asnjë mesazh politik.

“Synojmë të nxisim debat dhe kaq”, tha zëdhënësi i Institutit Ivica Buriç.

Zonja Trump, e cila është 47 vjeçe, flet rrjedhshëm disa gjuhë të huaja. Ajo flet gjuhën native – sllovene, frëngjishten, italishten, serbo-kroatishten, gjermanishten, dhe patjetër, gjuhën e popullit që burri i saj e përfaqëson – anglishten.