Politika “Krokodili numër 2”, Gazetarja: BE do ndërmjetësojë marrëveshje mes Ramës dhe Bashës

“Krokodili numër 2”, Gazetarja: BE do ndërmjetësojë marrëveshje mes Ramës dhe Bashës

Gazetarja Erisa Zykaj e sheh si të pamundur hapjen e negociatave të anëtarësimit në muajin qershor për Shqipërinë në kushtet që ndodhet vendi. Në një lidhje direkte në “A show” në News24, Zykaj tha se do ketë një ndërmjetësim nga BE mes Ramës e Bashës, duke përmendur një “Krokodil” të dytë.

“Është e pamundur sepse para protestës së opozitës dhe para djegies së mandateve kishte një skepticizëm të vendeve anëtare. Është shumë e vështirë për t’i bindur vendet anëtare se Shqipëria i ka përmbushur standardet. Kur ka një kreshendo të protestave. Djegia e mandateve mund të kthehet në precedent për vendet e BE, prandaj duhet një zgjidhje patjetër”, tha ajo për çështjen e anëtarësimit.

Gazetarja theksoi se në BE është e detyruar për një ndërmjetësim mes dy liderëve në vend. “Po janë të detyruar. Siç e bënë tek Krokodili. Nuk i intereson asnjërit që të ketë kaq tension në një vend në Ballkan”, u shpreh ajo.