Aktualitet Kryebashkiaku i Gjirokastrës infektohet me Covid

Kryebashkiaku i Gjirokastrës infektohet me Covid

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ka rezultuar i infektuar me koronavirusin Covid-19.

Flamur Golemi, i cili është mjek në profesion, ndodhet i izoluar dhe do të qëndrojë i karantinuar sipas protokollove të përcaktuara nga autoritetet. Ai është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, një ditë më parë u shënua numri më i lartë i viktimave në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 7 persona kishin humbur jetën dhe 284 ishin raste të reja infeksioni.