Politika Kryemadhi flet pas marrëveshjes me Bashën: Duam largimin e Ramës

Kryemadhi flet pas marrëveshjes me Bashën: Duam largimin e Ramës

Monika Kryemadhi ka folur pas nënshkrimit të marrëveshjes me kryedemokratin Lulzim Basha për krijimin e një koalicioni opozitar.

Kryemadhi ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të ndershme.

“Aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm.

Është shumë e qartë se kjo vjen si rezultat i axhendës sonë opozitare, e cila sot përfundon me nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët përballë një shteti të kapur. Kjo marrëveshje garanton zgjedhje të lira e të ndershme.

Në Shqipëri do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të zgjedhin atë që duan. Kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët.

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, kemi për detyrë t’ju garantojmë të gjithë infrastrukturën dhe sistemin e nevojshëm për të qëndruar këtu”, tha Kryemadhi.