Politika Kryemadhi-Gjonajt: Je kushërirë e Ilir Metës, cila është lidhja e burrit tënd...

Kryemadhi-Gjonajt: Je kushërirë e Ilir Metës, cila është lidhja e burrit tënd me Vis Martinajn?!

Kryetarja e LS, Monika Kryemadhi ka komentuar nga foltorja e Kuvendit arrestimet e një dite më parë në Ministrinë e Drejtësisë për abuzime me tenderat.

Të arrestuarit ishin përfaqësues të LSI.

Kryemadhi tha se ministrja e Drejtësisë po sulmon përmes presioneve dhe shantazheve ndaj gjyqtarëve e prokurorëve, punonjësit e LSI te Ministria e Drejtësisë.

Ajo tha gjithashtu se ministrja Etilda Gjonaj është kushërirë e Ilir Metës, por pavarësisht kësaj ka nisur një luftë personale.

Kryemadhi iu drejtua Gjonajt që të tregojë se pse ia shkarkuan bashkëshortin nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ndërsa paralajmëroi se ngritja e SPAK do bëjë që lufta ndaj korrupsionit të nisë ndaj atyre të korruptuarve në shtëpi.

“Kemi të bëjmë me fëmijë që janë jashtë çdo sistemi edukimi, por ajo që është më e rëndë është se si e mbulojmë apo justifikojmë për të mbrojtur policë të papërgjegjshëm, që nuk janë gjë tjetër se një segment i vazhdimit të kapjes së shtetit. Nuk më bën çudi për reagime nga teatri i kukullave të Ramës, se është e njëjta metodë, që gënjen se shqiptarët do ta besojnë.

U tallën shqiptarët me studentët e ekselencës që ishte bashkëshortja e drejtorit, ku ta nisësh e ta vazhdosh, me taksat e larta, me çmimet e larta, me njerëzit që ikin çdo ditë, apo më një kryeministër të papërgjegjshëm që për të rikuperuar paratë e humbura, shkon në vendet arabe për të lëvruar borxhet e falimentuara të tij dhe që andej i quan pedagogët qen.

Qeni për mendimin tim, është kafshë besnike, por ka nga ata qenë që nuk e dinë se çdo të thotë të kesh qen, sepse një kryeministër i cili përdor bashkëpunëtorët e tij qen për të kafshuar shokët e tyre e di shumë mirë se çdo të thotë qen. Ashtu si ministrat e Ramës që përfaqësojnë një sekt të caktuar kriminal për të mbrojtur lidhjen me krimin, nuk po merrem me MD se nuk është në sallë, por i bëj me dije se shantazhi për prokurorët është shkelje ligji se si shantazhin ajo punonjës të MD për të arrestuar.

Gabimisht ka futur edhe motrën e sekretares së përgjithshme, bashkëshortë deputetesh të PS, a e ka luftë personale, a e ka nga budallallëku, unë nuk e kam sulmuar se është kushërira e një lidhje familjare të Metës por i bëj me dije se nuk ka asnjë mënyre që mund ta mbrojë ministren Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj se ajo e di shumë mirë se korrupsionin e ka brenda në familje, tregoji shqiptareve është pushuar burri i saj nga Tatimet, lidhjet me Elvis Martinaj apo pika të tjera të basteve dhe cila është lodhja e saj me pjesëtarë të qeverisë, apo me avokatët e saj që ka në Kosovë, i them Etilda Gjonaj të jetë e kujdesshme ne telefona apo mesazhet që u çon gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mos guxojë më njeri nga ju të përmendi diplomat se nuk dimë si dalim këtej nga ana juaj se vetëm me një diplomë na e kaloni, atë për ti lëpirë menderen kryetarit të partisë, na e kaloni për këtë dhe nuk kemi ca të themi.

Këtu asnjë nga ju që nuk jeni deputetë këtu mbrapa nuk ka të drejtë të cenojë asnjë deputet, aq më shumë të LSI. Po ju them mblidhni radhët e PS, merreni partinë e dorë mos shkatërroni këtë aset të shqiptarëve, pavarësisht ndryshimeve që kemi se nesër do jetë shumë vonë për ju dhe për shqiptarët“, deklaroi Kryemadhi.