Kryesore Kryemadhi, në “luftë” me Uashingtonin: Reforma në Drejtësi ka dështuar

Kryemadhi, në “luftë” me Uashingtonin: Reforma në Drejtësi ka dështuar

Është apo jo Reforma në Drejtësi shkaku i vërtetë që “fshihet” pas aktit ekstrem të djegies së mandateve?

Pak orë pasi përfaqësuesja e Uashingtonit në Tiranë Leyla Moses-Ones deklaroi se Reforma në Drejtësi nuk po dështon, Kryemadhi deklaroi pikërisht të kundërtën.

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka pozicionin e saj shumë të qartë, në marrëdhënie me parlamentin, në marrëdhënie me qeverinë, në marrëdhënie me Reformën në drejtësi, e cila ka dështuar, sepse sot shqiptarët janë në rrugë për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese…”, ishte kjo deklarata e znj.Kryemadhi në protestën e së enjtes.

Nga ana tjetër, ndërkombëtarët çdo ditë po përcjellin qëndrime pro-reformës në fjalë, duke dyshuar se ndoshta se pas protestave dhe përshkallëzimit të aksionit opozitar, qëndron vijimi i betejës për pengimin e vijimit të Reformës në Drejtësi.

Monika Kryemadhi ka sulmuar ambasadorin e OSBE-së në Shqipëri, Bernard Borchardt.

Teksa u pyet lidhur me deklaratat e tij mbi krizën politike, kryetarja e LSI-së tha se diplomati i lartë e sheh vendin tonë si parajsë seksi.

“Unë nuk përgjigjem për njerëz që e shikojnë Shqipërinë si parajsë të seksit dhe parasë”, tha Kryemadhi.

Më herët, Borchardt ka shprehur shqetësimin se kriza politike në Shqipëri mund të prekë dhe rajonin.

Ai theksoi se djegia e mandateve nga ana e deputetëve të PD dhe aleatëve të saj nuk minon vetëm sistemin parlamentar.