Politika Kryemadhi: Nuk e shpika unë zarfin

Kryemadhi: Nuk e shpika unë zarfin

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur në emisionin “Open”, kryeministrit Rama për rastin e “zarfit me para në Lezhë”, të cilin kreu i qeverisë e përmendi gjatë komunikimit me qytetarët pasditen e sotme.

Eni Vasili: Rama përmendi sot rastin e Lezhës për shit-blerjen e votës?

Kryemadhi: Përveçse bëjnë trafikun e drogës, bëjnë edhe trafikun e shit-blerjes së votës. Dua të shoh në bankën e të akuzuarve kryebashkiakun e Durrësit. Përsa i përket kryeministrit të ikur, unë i them që ta mbledhë çik veten, nuk është ndonjë qamet i madh. Jeta nuk mbaron te karrigia e kryeministrit. Vazhdon edhe më pas. Ai artist është.

Eni Vasili: Ai ju akuzon se shit-blerjen e votës e keni aplikuar ju?

Kryemadhi: Nuk e ka shpikur Monika. Nuk më shqetëson ferri i Ramës, parajsa e njerëzve të mirë është ferri i Ramës. Sa i takon shit-blerjes së votës, po i them Ramës, medias, prokurorisë, për çdo person të LSI që kanë prova, t’i çojnë në bankën e të akuzuarve.