Kryesore Kryemadhi pas protestës: Loja ka filluar të luhet fort

Kryemadhi pas protestës: Loja ka filluar të luhet fort

Ndërsa ka falenderuar qytetarët që iu përgjigjën thirrjes së opozitës për protestë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se shqiptarët e kanë marrë tashmë vendimin e tyre dhe nuk ka më kthim pas.

Kryemadhi u shpreh se loja ka filluar të luhet fort dhe opozita është e vendosur për të qeverisur “zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian:

Monika Kryemadhi: Sot qytetarët u përballën pa bërë asnjë hap pas, përballë pushtetit të grabitur, kriminal dhe të pamoralshëm të Edi Ramës. Populli tashmë e ka marrë vendimin e tij. Rruga tashmë është nisur për të shpëtuar demokracinë dhe lirinë e njerëzve. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë, opozita do ta udhëheqë atë në çdo orë dhe çdo ditë. Tashmë rruga jonë nuk ka më kthim pas, do të qeverisim zemërimin dhe indinjatën e qytetarëve shqiptarë për të përmbushur një akt patriotik që është integrimi në Bashkimin Europian. Qytetarët do të largojnë pengesën e vetme që kanë për ëndrrën europiane, që mban emrin Edi Rama. Rruga e vetme që ka Shqipëria është integrimi në BE. Sot ai mori një shuplakë, loja tashmë do të hyjë prej vërteti, ka filluar të luhet fort.