Kryesore Kryemadhi pas takimit me Palmer: Hallet tona i zgjidhim vetë

Kryemadhi pas takimit me Palmer: Hallet tona i zgjidhim vetë

Pas takimit që zgjati rreth 70 minuta me zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, Monika Kryemadhi, kryetarja e Lvizjes Socialiste për Integrim, foli për mediat, por pa dhënë shumë detaje në lidhje me takimin.

Kryemadhi u shpreh se Palmer nuk është në Tiranë për t’i dhënë zgjidhje konfliktit.

Kryetarja e LSI tha se do të jenë shqiptarët ata që do të zgjidhin hallet e tyre.

“Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij, ne shprehëm opsionet tona në këndvështrimet tona. Përputhen sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e shtetit, për të gjitha problemet e tjera. Është shumë i rëndësishëm vazhdimi i mëtejshëm për zgjidhjen përfundimtare dhe për t’i dhënë fund tranzicionit shqiptar. Shqipëria e ka vendin në BE. Zoti Palmer nuk kishte ardhur për t’i dhënë zgjidhje sa i përket konfliktit.

Mos harroni që hallet tona do t’i zgjidhim ne shqiptarët vetë me njëri-tjetrin. Sigurisht që mendoj se viktimat e të gjithë kësaj janë shqiptarët, nuk është kryeministri”, u shpreh Kryemadhi.