Politika Kryemadhi pro mbylljes së shkollave: Janë qendrat kryesore të shpërndarjes së COVID

Kryemadhi pro mbylljes së shkollave: Janë qendrat kryesore të shpërndarjes së COVID

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se është kundër një karantine të dytë dhe një e tillë do ta rrënonte më shumë vendin ekonomikisht dhe psikologjikisht.

“Mendoj që jemi të dërmuar nga karantina e parë, ekonomikisht, psikologjikisht dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale për çdo gjë. Mendoj se duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë në menaxhimin e kësaj situate. Karantina kërkon përveçse një bashkëbisedim total të njerkëve që dinë dhe kuptojnë nga situata ku jemi, mendoj se është e domosdoshme që t’i japim një zgjidhje kësaj. Politikisht sa më pak të flasim është më mirë”, tha ajo në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit.

Kryemadhi tha se është pro mbylljes së shkollave, ndërsa ka prezantuar një mënyrë se si mund të mësojnë nxënësit e klasave të para, dyta, treta dhe katërta.

“Shkollat duhet të mbyllen, sepse janë qendrat kryesore të shpërndarjes së COVID dhe krijimin e klasave jo më shumë se katër apo pesë persona. Të ketë mësues në komunitet, duke u kthyer mësuesit në pension, ato që kanë hequr për arsye politike, flasim për mësuesit e klasave të para, dyta, treta dhe katërta” – tha kryetarja e LSI-së.

Sipas Kryemadhit do ishte e arsyeshme kthimi i mësuesve në pension, kthimi i mësuesve që janë hequr nga puna për arsye politike dhe të krijohet mësuesi në komunitet, ku vetëm një arsimtar do të mësojë 4 apo 5 nxënës.