Kryesore Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, po zgjedh kandidatin për...

Kryemadhi: Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme, po zgjedh kandidatin për kryeministër

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një prononcim për median duke vijuar marshimin drejt Kryeministrisë tha se Edi Rama po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.

“Në një moment që flet për zgjedhje të parakohshme po përgatitet madje po përgatitet për një kandidat për kryeministër, por ky nuk është problemi ynë, problemi ynë është hapja e rrugës drejt BE-së”.

Protesta sot?

Kryemadhi: Protesta e shqiptarëve është për të rrëzuar një herë e përgjithmonë sistemin e kalbur të tranzicionit. Sot në këtë ditë me diell hapet një faqe e re për historinë e Shqipërisë. Çdo ditë e më shumë shqiptarët kuptojnë se një njeri nuk mund të mbajë peng Shqipërinë. Çdo ditë që Rama qëndron në qeveri janë ditë të zeza për shqiptarët.

A ka faj Meta për listat e deputetëve ku janë dhe ata që pranuan mandatin?

Kryemadhi: Nuk e ka bërë listën Meta. Një nga arsyet pse vendosi vetingun që këtej e tutje kandidatët e LSI-së nuk do të jenë kurrë peng që më pas të kërcënohen e të marrin vendime që janë në kundërshtim me të mirën e popullit.

Cili është komenti i Kryemadhit për Lefter Kokën i cili nuk ka pranuar të dorëzojë mandatin?

Kryemadhi: Ka njerëz që marrin zgjedhje të gabuara, ka që bëjnë zgjedhje të mira ose nuk marrin zgjedhje fare, mua nuk më intereson fare.

A do ketë zgjedhje?

Kryemadhi: Nuk mund të ketë zgjedhje pa dalë përpara drejtësisë ata që bënë shitblerjen e votës.