Politika Kryeministri i Italisë viziton sot Tiranë, zbardhet axhenda

Kryeministri i Italisë viziton sot Tiranë, zbardhet axhenda

Sot kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i qeverisë italiane do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 15.30 në Pallatin e Brigadave, ku më pas do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orën 17.30 ai do të zhvillojë një takim në Presidencë me kryetarin e shtetit Ilir Meta.

Pak më herët kryeministri italian do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në orën 17:00.

Kjo është vizita e parë e kryeministrit Giuseppe Conte në vendin tonë.