Extra Kryeministri me këpucë të grisura në Samit, fotografi i njohur zbulon emrin

Kryeministri me këpucë të grisura në Samit, fotografi i njohur zbulon emrin

Fotoreporteri i njohur Armand Babani, ka fiksuar foto mjaft interesante nga Samiti i BE dhe Ballkanit Perëndimor që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë.

Në foto shfaqet një këpucë e grisur e cila i përket njërit prej zyrtarëve që ishte i pranishëm në Samit.

Krahas fotos, Babani pyet ndjekësit e tij: “Kryeministri i kujt vendi pjesëmarrës në Summit është mbajtesi i këpucës?

(Sa për ndihme NUK është KM Shqiptar)“

(Photo by Armando Babani/Getty Images)

Më vonë Babani ka treguar se këpuca i përket kryeministrit holandez, Mark Rutte.

“Është dhe shaka në Europë, që holandezët janë edhe pak kurnac”, tha Babani.

Ai ka zbuluar  edhe se kush kanë qenë personazhet që kamera i “ka dashur” më shumë dhe kë jo. “Më i vështirë ishte presidenti serb, Vuçiç se ishte shumë i ngurtë, ndërsa të tjerët ishin shumë të relaksuar”, tha Babani.