Kryesore Rama merr detyrën si kryediplomat: Ia delegoj Gent Cakajt drejtimin e MEPJ

Rama merr detyrën si kryediplomat: Ia delegoj Gent Cakajt drejtimin e MEPJ

Një ditë pas betimit të tij para Presidenti Ilir Meta per në postin e ministrit të Jashtëm, kryeministri Edi Rama ka nisur sot detyrën e tij të re.

Kreu i qeverisë ka shkuar në Ministrinë e Jashtme, ndërsa është pritur në këtë institucion nga ish-ministri Ditmir Bushati.

Kujtojme se dje Rama qendroi ne Presidence vetem 6 minuta, ku u zhvillua ceremonia e betimit.

Në fjalën e tij të shkurtër, kryeministri Edi Rama tha se i delegon drejtimin e ministrisë zv/ministrit Gent Cakaj. “Unë i nënshkruari Edi Rama, i delegoj z. Gent Cakaj, detyrën e drejtimit të Ministrisë së Jashtme”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama u propozua nga grupi parlamentar socialist për postin e kryediplomatit pas përplasjeve me Ilir Metën i cili refuzoi të dekretojë emrin e Gent Cakajt si pasues të Bushatit. Refuzim i cili solli replika të forta mes Ramës dhe Metës të cilët nuk kursyen as akuzat e ndërsjella.