Politika Kryeministri Rama në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI

Kryeministri Rama në Spanjë, pritet nga Mbreti Felipe VI

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë në një vizitë zyrtare, ku është pritur në takim nga Mbreti Felipe VI.

Kreu i qeverisë shqiptare është takuar me Felipe VI në Pallatin Mbretëror Zarzuela.

Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Edi Rama është ftuar në Madrid në ceremoninë e dhënies së çmimit “Espanol Universal Award”, që u akordohet personave që japin kontribut në promovimin e kulturës spanjolle.

Gjithashtu, në Spanjë do të njoftohet edhe përzgjedhja e Shqipërisë si vend mikpritës i Kongresit Botëror të Ligjit 2027.