Politika Kryeministri Rama njoftim të rëndësishëm: Në 18:45 i drejtohem popullit!

Kryeministri Rama njoftim të rëndësishëm: Në 18:45 i drejtohem popullit!

Në kulmin e tensioneve në klasën politike shqiptare, kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë përpara shqiptarëve.

Shefi i qeverisë ka bërë njoftimin e rëndësishëm në Twitter, ku falënderon ata që do e ndjekin, ndërsa ky hap i Ramës vjen vetëm pak orë pas konsultimit të gjatë me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, në kohën kur qytetarët kërkonin largimin e tij para Parlamentit.

“Në 18.45 do t’u drejtohem qytetarëve në një komunikim të drejtpërdrejtë. Faleminderit paraprakisht të gjithë atyre që do ta ndjekin Kush s’do mundet dhe dëshiron ta ndjekë, do ta ketë të plotë në ERTV”, shkruan Rama.