Kryesore Kryeministri Rama takon grupin koordinues së veriut në Lezhë

Kryeministri Rama takon grupin koordinues së veriut në Lezhë

Kryeministri Rama po takon në Lezhë drejtuesit e qarqeve veriore të Partisë Socialiste, ku padyshim në rendin e ditës spikat situata në Shkodër pas problematikës së krijuar me figurën e Valdrin Pjetrit.

Burimet thonë që ende nuk është marrë një vendim për këtë pikë.

Kryeministri është fokusuar veçanërisht në bashkitë që dikur administroheshin nga e djathta, ku i është rikthyer kërkesës për të mos larguar administratën e kualifikuar, si dhe te nxitohet në përzgjedhjen e nënkryetarëve të bashkive, që sipas tij duhet të jenë gra.

I pranishëm në takim është edhe Tom Doshi, që kryeministri cilëson si aleat, edhe pse ka patur polemika brenda partisë për rëndësinë e tij në vendimmarrjen e partisë në veri, deri në përzgjedhjen e kandidatëve.

Ditën e nesërme kryeministri do të mbledhë kabinetin qeveritar, kurse në pasdite do të mblidhet me kryesinë e Partisë Socialiste.