Politika Kryeministri Rama takon ish-presidentin francez Nicola Sarkozy

Kryeministri Rama takon ish-presidentin francez Nicola Sarkozy

Kryeministri Edi Rama ka takuar të premten në ambientet e Kryeministrisë ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.

Rama ka publikuar një video ku shfaqet duke i treguar ish-presidentit ambientet e kryeministrisë dhe pikturat që ka realizuar vetë. “Me mikun e çmuar, Presidentin Nicolas Sarkozy, në selinë e Kryeministrisë”,-ka shkruar Edi Rama krahas videos.

Nicola Sarcozy ndodhet në Shqipëri së bashku me bashkëshorten e tij, modelen dhe kantautoren Carla Bruni, e cila do të performojë mbrëmjen e sotme në Butrint 11 këngët e albumit të saj më të fundit.

Ajo ndodhet në Shqipëri në kuadër të Ditës së Festës së Muzikës ku do të këndojë në Teatrin Antik të Butrintit dhe gjithashtu në vijim të turit të saj nëpër botë “French Touch”.