Kryesore Kryesia e PD vendos për largimin e deputetit të PD-së: Shkeli vendimin...

Kryesia e PD vendos për largimin e deputetit të PD-së: Shkeli vendimin e Grupit

Kryesia e Partisë Demokratikë pritet të marrë masa ndaj deputetit të Lushnjes, Myslim Murrizi, për vendimin e tij, për të mos djegur mandatin e deputetit.

Gjatë mbledhjes që po zhvillohet aktualisht nen drejtimin e Lulzim Bashës, pika e tretë e axhendës është përjashtimi i Myslim Murrizit.

Mësohet se Murrizi do shkarkimin nga funksionet dhe anëtarësia për shkeljen e vendimit te grupit parlamentar, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD.

Murrizi shpjegon arsyet:

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi shpjegon eksluzivisht për “Panorama” arsyet përse nuk do të dorëzojë mandatin e tij të deputetit në kundërshtim me vendimin politik të PD.

Në një prononcim për gazetën, Murrizi thekson se vendimi është i pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe nuk do ta ccoj askund Partinë Demokratike dhe opozitën.

Duke e cilësuar veten si proamerikan dhe si ish-student i grevës studentore në vitin 91’, Murrizi thekson se nuk mund të dilet hapur kundër të gjithë partnerëve ndërkombëtarë. “Unë gjatë këtyre 48 orëve kam pasur vetëm një angazhim të organizojë  mbi 400 qytetarë të Lushnjes të ishin pjesë e protestës së opozitës.

Nuk i jam shmangur asnjë detyrimi që kam pasur dhe kam ndaj qytetarëve të mi. Sa i takon ccështjes së mandatit unë e kam shprehur që në mbledhjen e grupit parlamentar se jam kundër atij vendimi. Unë jam student i dhjetorit, kam qenë proamerikan që në dhjetor të 1991. Mandatin e kam marrë nga demokratët e Lushnjes dhe kam të gjithë mirëkuptimin e tyre për të qëndruar në detyrë deri ditën e fundit. A duhet larguar kjo qeveri?

Një moment e më parë. Por sistemi luftohet nga brenda. Ne nuk lam mandatet në vitin 1998 kur na vranë Azem Hajdarin dhe marrim sot këtë vendim?”, thotë për “Panorama”, Murrizi. Deputeti demokrat thekson se edhe një pjesë e madhe e grupit parlamentar është kundër asaj vendimarrjeje por ka qenë i detyruar të votojë në grup. “Në gjykimin tim 80% e grupit parlamentar të PD është kundër atij vendimi pavarësisht se e kanë mbështur. Është një vendim i pakonsultuar me aleatët tanë ndërkombëtarë.

Nuk mund të dalim ne kundër Departamentit Amerikan të Shtetit. Është absurde që për një vendim të tillë që është ekstrem dhe i pa ndodhur më parë, nuk jemi konsultuar as me Partitë Popullore Europiane, familjen politike të cilës i përkasim”, deklaron Murrizi.