Politika Kryesia e PS-së, 3 orë mbledhje: Të dokumentohet çdo përplasje ditën e...

Kryesia e PS-së, 3 orë mbledhje: Të dokumentohet çdo përplasje ditën e zgjedhjeve

Sekretarja për bashkëqeverisjen dhe aleancat, njëkohësisht dhe anëtare kryesie në PS-së Elisa Spiropali deklaroi se opozita po kërkon të tensionojë gjendjen në vend përmes protestave.

Duke folur pas mbledhjes 3 orëshe të Kryesisë së PS-së, Spiropali tha se PD dhe aleatët e saj duan të krijojnë destabilitet dhe të kthejnë Shqipërinë mbrapa.

Sa i takon mbledhjes së Kryesisë, Spiropali tha se diskutuan për zgjedhjet.

Spiropali: Jemi të gatshëm të garantojmë proces zgjedhor të drejtë për shqiptarët. Ne nuk do të shkojmë në zgjedhje pa opozitën, turp që PD-ja i la në rrugë zgjedhësit e saj. Po punojmë për organizimin në territor dhe në bazë të afateve që jep kodi do të përcaktojmë koalicionet dhe kandidatët.

Në ditët e para të muajit maj pritet të shpallen kandidaturat për kryebashkiakë në mbledhjen e Asamblesë të PS-së.

Me 13 maj përfundon afati i regjistrimit të listës shumëemërore për kryetarët dhe këshilltarët bashkiakë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.