Kulturë Kryevepra e Van Gogh-ut ekspozohet për herë të parë në 100 vjet

Kryevepra e Van Gogh-ut ekspozohet për herë të parë në 100 vjet

Piktura “Rruga” e Vincent Van Gogh u ekspozua në Paris për herë të parë pasi kaloi më shumë se 100 vjet pas dyerve të mbyllura.

“Rruga në Montmartre” ka qenë në pronësi të një familjeje franceze shumicën e kohës që kur u pikturua në 1887, shkruan BBC.

Shtëpia e ankandit Sotheby’s vlerëson se çmimi i saj do të arrijë 8 milion euro (6.88 milion paund) kur të shitet në ankand muajin tjetër.

Eksperti i Van Gogh-ut, Martin Bailey tha për BBC News se kjo ishte “hera e parë që ne mund ta shohim atë si duhet”.

Riprodhime të vogla, shpesh në të zezë dhe të bardhë, janë bërë në të kaluarën. “Është emocionuese…”, tha z. Bailey.

Piktura është interesante sepse është një punë kalimtare midis viteve hollandeze të Van Gogh, kur ai pikturoi me ngjyra të errëta dhe tokësore. Ishte në Paris që ai zbuloi impresionizmin, duke e bërë më pas që të eksploronte ngjyrat.

Piktura do të shfaqet në shtëpitë e ankandeve në Paris, Amsterdam dhe Hong Kong para shitjes.