Kulturë Kryeveprat botërore që u frymëzuan në karantinë 

Kryeveprat botërore që u frymëzuan në karantinë 

Thomas Mann

Jeta ka ndryshuar shumë që pas shpalljes së gjendjes së  pandemisë. Për shkrimtarë të mëdhenj kjo ka qenë një kohë për reflektim dhe për shumë krijim.

Gjendja e karantinës ka mundësuar hapësira për reflektim dhe për t’i dhënë përparësi mirëqenies mendore dhe fizike, por edhe për të qenë produktivë. Shumë shkrimtarë e kanë përdorur këtë periudhë për të shkruar disa nga kryeveprat botërore.

Uilliam Shekspir ka jetuar në periudhën e murtajës bubonike në Londër dhe krijoi disa nga punët e tij më të mira në izolim. Megjithëse nuk mund të konstatohet me siguri, në shumë libra të dramaturgut anglez ka pasazhe që përshkruajnë realitete të kobshme me rrugë të shkretuara dhe aktivitete të mbyllura që i çojnë studiuesit të besojnë se vepra si “Makbeth” apo “Mbreti Lir” janë shkruar në karantinë.

Autori Francez Viktor Hygo shkroi veprën “Të mjerët” kur u vetizolua në ishullin Jersey për arsye se nuk ishte dakord me politikat e ndjekura nga Napoleoni. Gjatë viteve në mërgim ai shkroi dhe tri vëllime me poezi.

Shkrimtari rus Aleksander Pushkin, shpesh i ishte drejtuar shkrimit sa herë ishte i sëmurë. Në vjeshtë 1830, një shpërthim i tmerrshëm kolere në Moskë e bindi Pushkin të largohej në fshat larg nga të gjithë. Atje, me pak distancim shoqëror, Pushkin përfundoi ‘Eugene Onegin’ dhe vepra të tjera klasike.

Njësoj si shkrimtari rus përpara tij, edhe Anton Çehov gjeti kohë për të shkruar për shkak të epidemive të shpeshta të kolerës në Rusi.

Midis 1892 dhe 1899, Çehov shkroi disa nga tregimet e tij më të njohura, duke përfshirë “Vepra të zgjedhura 6” dhe “Murg i Zi”.

E konsideruar si një nga veprat më të mira në të gjithë letërsinë gjermane, “Mali i Zi” i Tomas Man, u botua për herë të parë në vitin 1924. Romani u shkrua kur Man së bashku me bashkëshorten e tij që vuante nga tuberkulozi, u izoluan në sanatorium.